"Edukoni djemtë, mos fajësoni vajzat" protesta në Mirditë kundër abuzimeve seksuale

Qytetarët dhe përfaqësuesit e Shoqërisë civile kanë protestuar ditën e sotme në Mirditë për sigurinë dhe mbrojtjen e vajzave. 

Protesta erdhi duke marrë shkas nga historia tronditëse e abuzimit seksual të një 15-vjeçareje nga 5 burra në Tarazh të Mirditës.

Protestuesit marshuan në rrugët e qytetit. I pranishëm ishte edhe Ipeshkvi i Rrëshenit, Gjergj Meta.