Studenti: Mësimi online diskriminues dhe e i paplotë, problem mungesa e internetit
Studenti i Fakultetit të Ekonomisë, Igli Llapaj, ka komentuar nismën e studentëve për përgjysminin e tarifës së shkollës.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren, Siklajda Shorja, shprehet qeveria duhet t’u vijë në ndihmë studentëve, ashtu siç u erdhi edhe disa grupeve të tjera, pasi sipas tij që prej një viti ku mësimi po zhvillohet online janë hasur me një sërë problematikash.
Më tej shton se studentët nuk kanë mundur të ndjekin mësimin online, pasi shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi për shkak të internetit apo mjeteve teknologjike.
"Kostoja e jashtme të gjitha shumëzohen me zero. Qeveria t’u vijnë studentëve ashtu siç u erdhi në ndihmë punëtorëve apo bizneseve. Shumë familje janë prekur nga pandemia.
Është diskriminues për faktin se studentët nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin për shkak të infrastrukturës. Do të marrim masat tona për të arritur në fund përgjysmimin e tarifës. Në këtë nismë, fillimisht është diskutuar me studentët e ekonomisë, është diskutuar edhe me grupe të tjera të fakulteteve.
Ky vit ka qenë diskriminues dhe i paplotë në kuptimin e shpjegimit të mësimit. Problem është mungesa e infrastrukturës, qoftë mungesa e pajisjeve, mos koordinimi i orëve të mësimit. Në klasën timë janë të pakënaqur edhe me mësimin edhe me notat e provimeve, pasi nuk kanë marrë atë që meritojmë. Ne nuk jemi dakord me mësimin online.
Të gjithë grupet morën mbështetje nga qeveria dhe ne e kërkojmë këtë. Ne po kërkojmë të drejtën tonë për përgjysmimin e tarifave. Në situatën ku jemi janë deri diku një zgjidhje për studentët në rrethe, pasi kanë vështirësi në akomodim. Studentët në këtë vend nuk dëgjohen. "


