Shkëndija elektrike djeg banesën në Pogradec, rrezikoi dhe shtëpitë ngjitur
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 13:50
Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verri të njësisë Proptisht dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësit e Pogradecit dhe Prrenjasit po punojnë për shuarjen e flakëve pasi rrezikonin dhe banesat ngjitur.

