Doli për të mbledhur bimë medicinale, derrat e egër vrasin 65-vjeçarin në Konispol
Një 65-vjeçar u gjet i vdekur në Konispol pasi kishte dalë për të mbledhur bimë medicianle.
Viktima, Bekim Brahimi, është sulmuar nga derrat e egër në fshatin Janjar në Konispol.
Brahimi është larguar nga shtëpia mëngjesin e së mërkurës, së bashku me mushkat dhe disa qen të tij.
Pasi ka mbledhur bimët, gjatë rrugës për në shtëpi dyshohet se kafshët kanë sulmuar 65-vjeçarin.
Burimet saktësojnë se derrat i kanë shkaktuar plagë të rënda në trup Bekim Brahimit, i cili ka humbur jetën nga hemoragjia.
Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e tij në një zonë të pyllëzuar.
Fshati Janjar ku ndodhi ngjarja ndodhet në Konispol në kufi me Greqinë, ndërsa banorët e zonës merren me bimë medicinal dhe gjueti.

Njoftimi i policisë
Paraditen e sotme, në fshatin Janjar, Konispol, është gjetur në një zonë të pyllëzuar, pa shenja jete shtetasi B. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka qënë duke mbledhur bimë medicinale dhe është sulmuar nga kafshë të egra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

