"Nuk e nisi keq por iu ngatërruan këmbët..." Elisa Spiropali del në Kuvend e tregon kush "e mori në qafë" Sali Berishën

Shpallja “Non grata” e ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij nuk mund të kalonte pa u diskutuar në kuvend.

Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin mori fjalën në kuvend për të treguar se ku bëri gabim ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Kush rrëmbehet nga faktet dhe harron parimet mund të jetë gjithçka por kurrë lider.Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Nuk mund të jesh i pamoralshëm dhe i lavidshëm. Sali Berisha nuk u shkëput nga mendësia klanore e komuniste. Ajo mendësi iu duk produktive, e mori në qafë. Sali Berisha kultivoi dukuritë më katastrofike, militantizmin, klientelizimin, regjionalizmin, bizantinizimin, makiavelizmin. Nuk e nisi keq por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugës, aq ligsht sa askush nuk e ndihmon dot. Shqipëria nuk i ka më asnjë borxh."

Ish kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën u shpall "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken bëri publik vendimin ku thuhet se gjatë ushtrimit të detyrës, Berisha është përfshirë në korrupsion ndërsa retorika e tij ka për qëllim të mbrojë veten, familjen dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura anti korrupsion.