Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 25-vjeçari në Fier, nën hetim shoku për moskallëzim krimi

Një 25-vjeçar në Fier është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu sportive pa leje dhe municion luftarak.

"Si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., 25 vjeç, banues në Verri, Fier.  Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Verri, duke qarkulluar me automjetin tip "Ford", me pasagjer shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në Verri, Fier. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak" njoftoi policia.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.