Pistoletë "jetime" në Rinas, arma e zjarrit ishte hedhur në tokë pranë rrethimit të aeroportit

Një pistoletë "Zastava" është gjetur e hedhur në tokë pranë rrethimit të aeroportit të Rinasit.

Mësohet se pistoleta ishte e pajisur me fishekë, krehër dhe numër të rregullt serie.

Policia e ka dërguar armën e zjarrit në laborator për të kryer ekzaminimet e mëtejshme.

"Më datë 19.05.2021, gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur prane serave të fshatit Berxullë,  bashkia Vorë një armë zjarri pistolete dhe një sasi municione luftarak të cilat u sekuetruan në cilësinë e proves materiale" njoftoi policia.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit në lidhje me këtë ngjarje.