Me 9 klandestinë në makinë drejt Tiranës, arrestohet në Pogradec korçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 10:40
Vijon trafiku i klandestinëve në vendin tonë. Policia e Pogradecit ka vënë në pranga shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë.
Ai u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "BMW", 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

