Dje u shpall "non grata": Berisha sot pasdite konferencë për median
Ish kryeministri Sali Berisha do të dalë në një konferencë për median sot pasdite ora 18:00 një ditë pasi SHBA e shpalli “Non grata” atë dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij.
Në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken publikuar më 19 maj 2021, në faqen zyrtare të DASH, thuhet se "në cilësinë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes."
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për kërcënime në drejtim të tij nga multimiliarderi Xhorxh Soros kur foli kundër projektit të shkëmbimit të kufijve. Në përgjigje të Sekretarit amerikan Blinken që i ndaloi hyrjen në ShBA atij dhe familjarëve, Berisha thotë se ky vendim nuk mund ta lekundë kurrë admirimin per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte në SHBA.

