Balla "kursen" Berishën: Të shmangim komentet, ta lëmë të bukur siç është vendimin e Sekretarit amerikan
Pas qëndrimit të shprehur një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ishte më i kursyer në komentet e tij për shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.
Balla: Kushdo politikan që është munduar të pengojë çuarjen përapra të reformës në drejtësi. Besoj se rasti i djeshëm është një rast kuptimplotë i sjelljes sipas legjislacionit përkatës të vendeve aleate të Shqipërisë për tu marrë në konsideratë. Edhe pse këtu në këtë sallë dhe këtë foltore u risoll vendimi i djeshëm i sekretarit të Shtetit Blinken, le ta lëmë aq të bukur si është vendimi i Sekretarit dhe të mos hyjmë në asnjë lloj komenti dhe asnjë lloj nuance sepse është aq i bukur si vendim dhe aq i rëndësishëm siç është ai vendim dhe secili ta lexojë ashtu siç është vendimi.
Duke e konsideruar vendimin për Berishën si një "eleminim" të kundërshtarëve të reformës në drejtësi, Balla garantoi se kjo reformë do të shkojë përpara dhe se partitë politike duhet ta kuptojnë se kjo është e vetmja rrugë për anëtarësimin e vendit në BE.
Balla: Muret janë dëshmitarë të atyre që zotoheshin që nuk do e votonin Reformën në Drejtësi, edhe pse janë të shumët ata që mendojnë se Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, unë nuk jam dakord. Një reformë kaq e thellë kërkon kohën e vet, po tashmë institucionet janë ngritur. Apeli im ndaj KLD dhe KLGJ është që të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. E domosdoshme të kemi Gjykatë Kushtetuese me 9 anëtarë. Nuk duhet të harrojmë që procesi i vetingut po ecën mirë dhe duhet të shkojë deri në fund. Procesi i vetingut tregoi se sa e thellë dhe i pisët paska qenë sistemi ynë i drejtësisë në këto vite, po t'i referohemi numri t ët lartë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk janë pjesë e sistemit. Themeli i Reformës në drejtësi nuk ishte vetëm ngritja e një strukture të re, sepse hoqëm çdo lloj kontrolli mbi Emërimet në Drejtësi, por edhe procesi i vetingut. Çuarja përpara e Reformës në Drejtësi është një gjë pa kompromis. Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi dhe partitë politike duhet ta kuptojnë se kjo është rruga e vetme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Deputeti, Ralf Gjoni, ndërkohë kërkoi që institucionet e reja të drejtësisë të fillojë ta hetojnë ish-kryeministrin.
Gjoni: Sipas DASH Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar xhepin e tij dhe të aleatëve në kurriz të institucioneve publike. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo që disa prej nesh e denim që Berishës i qenka ndaluar hyrja në SHBA. Është një akt i rëndë dhe domethënës, partneri strateg i Shqipërisë që e ngriti Berishën dje ka marrë një vendim të rëndë për ti ndaluar hyrjen në SHBA. Pyeta një vajzë e më tha çfarë ka ndodhur. Më tha tepër vonë s'më përket. Pra një e re e lindur pas ardhjes së Berishës e cilëson si një akt të vonuar. Do ishte më mirë sikur ata të kishin bërë diçka në 1997. Nëse Kim dhe paraardhësit e saj e kanë trumbetuar me të madhe se SHBA është pranë qytetarëve shqiptarë, unë si pro perëndimor do kisha dashur që SHBA të na ishte gjendur më parë dhe të na kishte kursyer këto 8 vite në pushtet të Berishës. Çakalli po bën kërdinë. Shqiptarët presin që reforma në drejtësi të mos mbetet thjesht një fabul, që do të thotë se nëse Berisha ka marrë pjesë në korrupsion aktiv partnerët tanë amerikanë të japin prova dhe të bëhet drejtësi. Se Berisha është ndaluar të shkojë në SHBA kjo s;na ndihmon, se e kanë ndaluar të shkojë atje dhe na e kanë lënë ne. Këtu fjalën e kanë institucionet e drejtësisë. Ata të fillojnë të hetojnë. Të japin llogari që ato asete që kanë grabiur nga pasuritë e përbashkëta si shqiptarë ti kthejnë pas dhe ti shkojnë popullit. Kjo është ftesa ime për drejtësinë. Shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia e cila duhet të japë rezultate.
Të njëjtin mendim me kolegun ndau edhe Taulant Balla.
Balla: Unë mendoj që ne duhet të kuptojmë që SHBA-të kanë zgjedhur këto lloj instrumentash për tu dhënë mesazh vendeve përkatëse, demokracisë përkatëse. Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Para pak kohësh kryetari i parlamentit të Rumanisë u përcaktuar nga sekretari paraardhës i Shtetit për të qenë edhe ai pjesë e kësaj liste të zezë të SHBA dhe që në duhet ta respektojmë si të tillë dhe natyrshëm që drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Këtu bie dakord me atë që tha zoti Gjoni si përfaqësues i opozitës parlamentare sepse në fund të fundit janë çështje që i takojnë drejtësisë dhe drejtësia aktualisht ka nga ajo që është bërë publike, unë jam një prej atyre personave që kam dërguar një kallëzim në prokuri dhe shpresoj që drejtësia të bëjë detyrën e vet pa asnjë ndërhyrje politike dhe në paanshmëri të plotë. Para drejtësisë duhet të jemi të gjithë të barabartë. Ky Kuvend dhe kjo legjislaturë ka një meritë të veçantë që kur kemi pasur ligje apo vendime që kemi të bëjmë me çuarjen përpara të reformës në drejtësi u jam shumë mirënjohës për gjithë mbështetjen që keni dhënë. Çuarja përpara e reformës në drejtësi është interesi ynë i përbashkët, ajo që na bashkon është rruga europiane e Shqipërisë dhe të gjithë jemi në unision për nevojën që ka drejtësia e pavarur.
Lidhur me mandatin e këtij Kuvendit dhe të drejtën e tij për të miratuar legjislacion, Balla tha se është një çështje e ezauruar që nuk ka nevojë për diskutim.
Balla: Kuvendi i Shqipërisë deri në datën 8 korrik është fuqiplotë për të miratuar çdo formë të legjislacionit qoftë me shumicë të thjeshtë, qoftë me shumicë të cilësuar.
