"Aman mos më vrit se kam fëmijë/ I tha "Qofsh i Xhenetit" Zbardhet dëshmia e 15 vjeçarit që nxori në pritë Endri Mustafën

Ora News siguron dëshminë e 15 vjeçarit të arrestuar si personi që ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën mbrëmjen e 15 majit 2021.
Adoleshenti ka treguar se bashkë kanë folur për çështje kanabisi dhe se e kishin lënë për të shkuar në Livade tek “Gropat e eskavatorit” ku i kishte thënë se kishte kultivuar lëndën narkotike.
Në dëshminë e tij adoleshenti a thënë se ka qenë Ibrahim Lici i cili e ka goditur direkt Endri Mustafën
" Aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë " aman mos më vrit pash zotin, se kam fëmijë." Ai e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë "qofsh i xhenetit"
Dëshmia e plotë
Biseda nga qingji tek hashashi
"Është pyetur shtetasi Ergys M, i cili ka deklaruar se më datë 15.05.2021, gjatë drekës, ka ka sjellë në banesën e tij një qingj të blerë në Postribë, pasi ia ka kërkuar shtetasi A. M, i cili fillimisht i ka dhënë 40 mijë lekë të vjetra, e më pas rreth orës 19.00 edhe 70 mijë lekë të tjera.
Atë ditë ata kanë biseduar për "punë hashashi", pasi Ergysi i ka thënë Endrit se kishte mbjellë rreth 150 mijë rrënjë hashash 3-mujorsh, në Livadhe me dy shokë dhe donte ti merrte. Endri i ka thënë se do ta ndihmonte ai që ta merrnin e ta çonin te shtëpia e Ergysit për ta tharë" thuhet në dëshminë e siguruar nga Ora News.
"Gropat e eskavatorit"
Pas kësaj bisede, ata janë nisur nga banesa e tyre rreth orës 21.30 ose 22.00. Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali, si kod që Endri rë dilte jashtë për tu nisur në Livadhe. Pasi janë takuar pas banesës së Endrit, janë nisur në këmbë drejt livadhit, duke kaluar rrugën e Byepass-it dhe pasi kanë shkuar diku afër livadhit të Endri Mustafës, janë kthyer djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur "Gropat e eskavatorit", ku Ergysi i kishte thënë se ka "hashashin".
"Qofsh i Xhenetit"
Aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë " aman mos më vrit pash zotin, se kam fëmijë." Ai e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë "Qofsh i Xhenetit", thuhet në dëshminë e siguruar nga Ora News.
Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes, ndërsa Ergysi ka ikur me vrap për në shtëpi, andej nga ka ardhur. Aty i ka treguar babait të tij se ka qenë në lagje dhe telefonin e kishte lënë aty në karikim. Më pas ka fjetur gjumë dhe një ditë më pas ka luajtur me Playstation fillimisht, me një kushëri të tij." thuhet ne dokumentin e siguruar nga Ora News.
Trupi i ekzekutuar me 6 plumba, njëri në gojë u gjet të hënën e 17 majit 2021 në "Livade". Policia deri tani ka arrestuar 15 vjeçarin si bashkëpunëtor në vrasje ndërsa u shpall në kërkim Ibrahim Lici. Edison Arrazi ka mbetur në 'arrest me burg" për veprën penale "prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", por nuk ka lidhje me vrasjen e Endri Mustafës.

