Abuzimi seksual i 15 vjeçares në Mirditë/ 31 vjeçari lidhje intime më pas u bë tutori i saj
Artan Kaçorri, 31 vjeç i martuar është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Lezhës si njeriu kryesor që ka çuar në kryerjen e marëdhënies seksuale në grup të 15-vjeçares në Mirditë.
Ishte 31-vjeçari i pari, nga 4 personat e tjerë, i cili qysh prej muajit Janar 2021, ka krijuar një lidhje intime me vajzën e mitur.
Në dosjen e prokurorisë së Lezhës shkruhet se akuza provohet nga komunikimet me mesazhe por edhe nga fotot e videot që janë gjendur në telefonin e vajzës dhe personat e arrestuar.
Më pas rezulton se Artan Kaçorri, nga i dashur është kthyer në tutor i 15-vjeçares, duke e detyruar këtë të fundit të kryente marëdhënies seksuale dhe me 4 persona të tjerë, tashmë të arrestuar.
Kaçorri e shantazhonte vajzën e mitur, se do publikonte videon dhe foton në median sociale, në rast se nuk pranonte të kryente marëdhënie me personat që ai i propozonte.
Nga muaji Janar dhe deri në fund të muajit Mars 2021, vajza e mitur ka pranuar në polici se është detyruar për të kryer marëdhënie me persona të tjerë si, Artan Kaçorri djali i martuar me fëmijë, A.GJ, nipi i Kaçorrit, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe 44-vjeçarin Nike Lleshi i martuar me fëmijë.
Sipas dosjes hetimore raporti intim është kryer në shtëpitë e braktisura të fshatit dhe në makinë.
Vetë vajza në dëshminë e saj, nuk ka treguar rastet e abuzimit seksual, por ka etiketuar të dashurin e saj, si personin që përzgjidhte klientët, duke e shantazhuar me video dhe fotot intime.
Kaçorri për të mashtruar vajzën i ka dhënë asaj një aparat telefon. Ky aparat telefon ka rënë në sy edhe të familjarëve të saj, por sërish këta të fundit nuk kanë dyshuar se diçka e keqe kishte ndodhur.
Familja e vajzës, dyshimet i ka ngritur vetëm atëherë kur 15-vjeçarja zhdukej nga banesa dhe nuk kishte asnjë adrresë të saj, madje dhe telefoni i rezultonte i mbyllur.
Zbulimi i këtij skandali është kryer vetëm pas kërkesës së vazhdueshme të prindërve dhe presionit të herëpashershëm të 5 personave, që vajza të vijonte të dilte sërisht dhe të kryente marëdhënie seksuale me ta. Por e mitura, ka refuzuar të vijojë këtë lojë dhe ka treguar gjithçka kishte ndodhur në familjen e saj dhe më pas në polici.

