SHBA shpall "non grata' Sali Berishën dhe familjen e tij: "Aktet e tij korruptive minuan demokracinë!"

SHBA shpall  “Non grata” ish presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij. 

Në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken publikuar më 19 maj 2021, edhe në faqen zyrtare të DASH, thuhet se "në cilësinë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes."

Edhe në një postim në Twitter sekretari Amerikan i Shtetit  Antony Blinken shkruan se: "Aktet korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.
Publikisht deklaroj se Berisha dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri." 

 

Në deklaratë nënvizohet se Berisha përdor retorikën e tij për tër mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë.
"Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë.

Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë." 

“Ky përcaktim - vijon deklarata, - bëhet në bazë të Rregullores 7031 (c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Financimeve, 2021. Përveç Berishës, përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.”

Non grata

"Berisha, bashkëshortja e tij Liri, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha Malltezi nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në SHBA. 

Me këtë përcaktim riafirmoj angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë.


Deklatata zyrtare mbyllet duke nënvizuar se departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

SHBA shpall "non grata' Sali Berishën dhe familjen e tij:

Sali Berisha, është i katërti zyrtar i lartë që shpallet publikisht non-grata në Shqipëri, pas rasteve të Ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla, Ish-Kryebashkiakut, Vangjush Dako dhe Ish-Deputetit, Tom Doshi.

DEKLARATA E PLOTE E DASH

Sot, po njoftoj klasifikimin publik të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, si person i përfshirë në korrupsion të rëndë. Në cilësinë zyrtare, në veçanti si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përdorur edhe pushtetin për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e vet politikë dhe anëtarët e familjes në dëm të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e vet politikë në dëm të hetimeve të pavarura, të përpjekjeve kundër korrupsionit dhe llogaridhënies.

Me këtë klasifikim, po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset e qeverisjes dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky klasifikim bëhet në bazë të Seksionit 7031 (c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Vendimit për Programet e Financimit, 2021. Përveç Berishës, po klasifikoj publikisht edhe bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk lejohet të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ky klasifikim riafirmon angazhimin e SHBA-së në përkrahje të reformave politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti Amerikan do të vazhdojë të përdorë autoritetin e vet për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe botërisht.