Qytetarët kundër rritjes së tarifës së ujit: Shërbimi që marrim nuk e justifikon

Edhe pse çmimi i ujit është rritur ndjeshëm, Ministria e Financave ka propozuar sërish rritjen e çmimit të ujit si zgjidhje ndaj shlyerjes së detyrimeve që ndërrmarja e Ujësjellësit ka ndaj OSHEE-së. Por ky propozim nuk është pritur mirë nga qytetarët, të cilët shprehen se rritja e çmimit nuk justifikohet me shërbimin që ata marin.

Propozimi për rritjen e çmimit të ujit nga Ministria e Financave si zgjidhje që ndërmarrja e Ujësjellësit të shlyejë detyrimet ndaj OSHEE-së nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

"Nuk më duket e drejtë, nuk duhet të mbeteshin borxh."

"Të gjithë ata që do të vazhdojnë me këtë politikë që ta rrjepin popullin për defiçitet që kanë te OSHEE, të futin dorën në xhepin e tyre dhe jo të popullit."

"Ujësjellësi ta menaxhojë mirë me faturuesit e vet ujin."

Sipas tyre, ndërrmarrja e Ujësjellësit nuk e justifikon aspak rritjen e çmimit me shërbimin që jep.

"Nuk e justifikon për mua fare, nuk jam absolutisht për rritjen e çmimit të ujit."

"Nisur nga oraret nuk është e justifikueshme, vjen nga një orë 3 herë në ditë."

"Nuk jam dakord fare se e ka rritur sa ka dashur."

Edhe pse faturat e ujit të çezmës janë të kripura, qytetarët nuk  e konsumojnë, por e përdorin vetëm  për larjen e rrobave apo nevoja të tjera.

"Nuk e konsumojmë."

"As për të gatuar jo, vetëm për larje."

"Vetëm për të larë rrobat."

Shpesh kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për planin për ujë të pijshëm 24 orë premtim që duket si ëndërr deri në realizimin e saj.