Bombola djeg banesën në Pogradec, si e shpëtoi gruaja burrin invalid nga asfiksia
Banesa private e shtetasit Ilirjan Basholli në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45. Dyshohet se si pasojë e bombulës të gazit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasve Ilirjan Basholli rreth 40 vjeç dhe Mirela Basholli 33 vjeçe.
40-vjeçari, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa e shoqja për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.

Të dy shtetasit aktualisht ndodhen në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ora News verën e vitit të kaluar kishte sjellë situatëne vështirë të kësaj familje pa ju ndodhur kjo fatkeqësi. Iliri dergjet në shtrat prej 2019, vit kur pësoi paralizë dhe hyri në koma.

