Hoxha: Sinjalistikat rrugore me probleme, shkaku kryesor i aksidenteve
Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, ka komentuar aksidentet rrugore që kanë ndodhur ditët e funit, ku për fat të keq janë regjistruar dhe viktima.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Hoxha bën me dije se një nga shkaqet që ndodhin aksidentet është shëndeti mendor i njerëzve pasi këto të fundit udhëtojnë në një gjendje stresi.
Sipas tij problem kryesor është edhe sinjalistika rrugore.
"Ky fakt është shumë shqetësues. Është bërë një situatë e frikshme qarkullimi rrugor. Është rritur intensiteti i lëvizjes së mjeteve. Njerëzit në radhë të parë duhet të vizitohen sepse me të vërtetë udhëtojnë në një gjendje jot ë mirë mendore. Ne nuk u bëjmë një kontroll të specializuar njerëzve që marrin patentat. Njerëzit që marrin patentat fillimisht duhet të kontrollohen janë mirë mendërisht. Duhet të vendosen sanksione, kur ka raste kur një person përsërit të njëjtin veprim si në rastet e shpejtësisë.
Mungon si sinjalistika rrugore, por ajo që do theksoja është edukimi i drejtuesve të mjetit. Sot nuk kemi standartin që të nxjerrim shofer cilësor. Ka dhe një problem që lidhet kudo, vijat ekëmbësoreve i kemi kudo, vend e pa vend. Duhet të jenë vetëm aty ku ka semafor. Ne duhet të edukojmë fëmijët që të kalojmë vetëm te semafori sepse aty do s’do drejtuesi i mjetit e ndalon semafori. Tirana ka më shumë lëvizje makinash dhe aksidentet janë më të mëdha, por është e papranueshme që ne të humbasim njerëz për shkak të këtyre rregullave elementare.
Unë mendoj se duhet të ketë kritere njëherë për ekspertët, nuk mund të bëjë ekspertizë kudo., duhet të bësh teorinë se si ngjitet makina në vende të ndryshme. Këto element nuk i bën sot njeri në shkollë. Ne nuk bëjmë një analizë, ky është problem."

