Problemi me vaksinat kineze/ Kompania turke: S`ka më paketim kinez, kemi vetëm prodhimin tonë

Kompania turke që furnizoi Shqipërinë me vaksina kineze ka njoftuar qeverinë shqiptare që në muajin prill në lidhje me pamundësinë e furnizimit. Bëhet fjalë për paketimin kinez të coronavax i cili sipas palës turke ka përfunduar. Në këto kushte kontraktori ka ofruar ta vazhdojë furnizimin me paketimin e dozave turke. Ky propozim është pranuar nga Shqipëria e cila ka shtuar edhe 2 miliardë lekë në paketën e financimit.

Mungesa e vaksinave kineze coronavax rezulton se është njoftuar nga distributori turk që në muajin prill, pasi ky i fundit ka deklaruar se ka pamundësi furnizimi me prodhim dhe paketim kinez.

Në relacionin shoqërues të datës 7 prill, të publikuar nga Open Data thuhet se me qëllim vazhdimin e kontratës, kompania kërkon të sjellë një tjetër lloj vaksine.

Problemi me vaksinat kineze/ Kompania turke: S`ka më paketim kinez, kemi

“Kompania Keymen propozon që të sjellë në Shqipëri vaksinën që po përdoret në Republikën e Turqisë, CoronaVac 600SU/IM Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0.5 ml, për të cilën kompania mban edhe autorizimin emergjent për tregtim.”- thuhet në dokument. 

Kjo argumentohet me faktin se vaksina e re që do të vijë ka të njëjtën substancë me atë që është injektuar më parë.

 “Keymen garanton që CoronaVac 600SU/IM Suspension për injeksion, e cila përmban substancën aktive ‘Inactivated Sars-CoV-2’ dhe CoronaVac Covid-19 (Vero Cell), e inaktivuar kanë të njëjtën substancë aktive e cila prodhohet nga Sinovac Life Science Co Ltd.”-thuhet në dokument. 

Problemi me vaksinat kineze/ Kompania turke: S`ka më paketim kinez, kemi

Pala Shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e palës kontraktore.

Dhe në 14 prill qeveria shtoi 2 miliardë lekë të tjera në Buxhetin e Shtetit si Fond Rezervë për Vaksina dhe situatën e Covid 19, me qellim përballimin e shpenzimeve të blerjes së vaksinave.