Nga Brazili - Itali - Durrës - Kosovë, operacioni për sekuestrimin e 400 kg kokainë zgjati 15 ditë

Nga Brazili - Itali - Durrës - Kosovë, operacioni për

Ka zgjatur 15 ditë operacioni që çoi në sekuestrimin e 400 kg kokainë në një magazinë në Lipjanë të Kosovës.

Detaji u bë i ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë një takimi me strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Kufirit

Gjatë këtij takimi Veliu falenderoi strukturat edhe ”për ruajtjen e kofidencialitetit dhe mosdekonspirimit të asnjë veprimi gjatë 15 ditëve të zgjatjes së operacionit” informoi policia e shtetit.

Droga ishte fshehur në një kontejner që transportonte mish (pula) i cili ishte nisur nga porti Santos i Brazilit e kishte tranzituar përmes portit italian Gioia Taura.

Nga Brazili - Itali - Durrës - Kosovë, operacioni për
Ne foto: Ardi Veliu takon strukturen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Kufirit

Kokaina ishte e cilësisë mjaft e pastër dhe e konfeksionuar në 400 pako.

Autoritetet italiane thanë se janë 25 persona në hteim ndërsa 7 janë arrestuar dhe se kokaina e shitur me pakicë do t'i sillte grupeve kriminale një përfitm prej 100 milionë euro.