Konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit dhe i Emigracionit, pyetet për apartamentin, gradat dhe ndryshimin e mbiemrit
Konfirmohet në detyrë drejtori i kufirit dhe emigracionit në Vlorë, Luigj Vathi. Komisioni nuk konstatoi shkelje në 3 kriteret e vlerësimit, ndërsa gjatë seancës dëgjimore u pyet për një apartament që ende nuk e ka në pronësi, ndryshimin e gradave dhe ndryshimin e mbiemrit nga Vathaj në Vathi.
Vathi: Dua të sqaroj, ka qenë vetëm një neglizhencë përmendja e mbiemrit. E kam deklaruar tek dokumentat e vettingut, ndërsa tek formulari i dekriminalizimit ka mbetur për neglizhencë, ndryshimin e mbiemrit nuk e kam bërë vetëm unë por gjithw familja. Jam dakord me relacionin, karriera ime është e gjatë në forcat speciale, 20 vite në forcën elitë të policisë. Karriera ime ka ardhur shkallë-shkallë jo përmes katapultimeve. Ka 2 muaj në detyrën që kam aktualisht.
Gjithë karrierën time jam munduar të jem korrekt me ligjin dhe qytetarët. S'kam asnjë problem në raport me detyrën. Kam marrë certifikata falenderimi dhe medalje. Jam trajnuar në shumë vende të BE dhe SHBA. Banesa nuk ka pasur status, në trazirat e '97 ne kishim marrëdhënie të mira me të gjitha institucionet, jemi vendosur në ato pallate më shumë për siguri fizike. Por problemi ishte se nuk na lidhën kontratat në ato vite.
Të paktën nga RENEA kanë qenë 15 veta që u vendosën në atë zonë në ato vite. Kemi patur përpjekje për ta regjistruar por nuk u bë. Erdhi një moment kur hapëm gjyq. Nëse do të na japin dokumebtin ne tërhiqemi nga gjykimi.
Kryesuesi: E gjeni veten në këtë detyrë që keni duke pasur një karrierë të gjatë në forcat speciale?
Vathi: Duke qenë se kam 20 vite në forcat speciale, mbase vjen një monent kur edhe ato forca duan element të rinj, dhe besoj që e kam plotësuar.
Kryesuesi: Rezulton se jeni ulur 3 herë në gradë. Ju keni rënë dakord për këtë vendim dhe pse keni heshtur, keni menduar se e meritoni këtë ulje në gradë?
Vathi: Procesi është me konkurrim. Brenda dy vitesh pas dorëheqjes nga grada, duhet ta rimerrja por ligji ndryshoi. Mund të mos kem qenë dakord plotësisht, por e kam zgjedhur për shkak se një nga opsionet ishte tërheqja pasi kishte mbingarkesë. Në 2013 për shkurtime të funskioneve organike isha i detyruar të pranoja urdhrin.

