Denoncohet nga e mitura, 55-vjeçari në Berat arrestohet për ngacmim seksual
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 12:13
Një 55-vjeç është arrestuar në Berat me akuzën e ngacmimit seksual të një të miture. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë kallëzim penal ndaj tij në polici.
"Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht" njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Ngacmim seksual".

