Vetëm 7 vjeç, nëna e ve kërkon ndihmë për të kuruar në Itali të birin me Leuçemi Akute

Nëna e një fëmije 7 vjeç kërkon ndihmë për të kuruar të birin jashtë. Vogëlushi, Ezel Bajraktari, nga qyteti i Bilishtit është diagnostikuar me  Leuçemi Akute dhe ndodhet i shtruar në një spital në Tiranë. 

Rasti është tepër urgjent dhe mjekët kanë kërkuar transferimin e tij për kurim në Itali, mirëpo transplanti kushton 100 mijë euro dhe familja e tij nuk ka mundësi ekonomike për të mbuluar kurimin e vogëlushit.

Nëna e tij, Enkelejda, e vetme si pasojë e humbjes së bashkëshortit gjashtë vite më parë kur Ezeli ishte vetëm 1 vjeç,  i bën apel të gjithëve të vendosin dorën në zemër dhe ta ndihmojnë duke kontribuar për t’i kthyer përsëri buzëqeshjen Ezelit.

Apeli për ndihmë është postuar në rrjetet sociale nga shumë familjarë, gjithashtu ata kanë hapur edhe një llogari ku të gjithë mund të ndihmojnë Ezel Bajraktarin.