Aksidenti në Shkodër/ Momenti i përplasjes së makinave, humbën jetën dy të rinj

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku u përplasën tre makina dhe humbën jetën dy të rinj, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç.

Aksidenti ndodhi paraditen e 18 majit 2021.

Në pamje duket Benzi që po ecën dhe në momentin kur tenton të parakalojë, makina "Volkswagen" bën të kthehet majtas.

Nga përplasja Benzi në të cilin gjendeshin pasagjerë viktimat Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj ka dalë nga rruga dhe fillimisht u përplas me murin rrethues të një shtëpie, e më pas përfundoi në oborrin e saj.

Aksidenti në Shkodër/ Momenti i përplasjes së makinave,

Makina me drejtues 19 vjeçarin, V.N dhe 53 vjeçarin me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe pa goditjes janë rrotulluar dhe kanë mbetur në rrugë, ndësa makina e tretë e përfshirë në aksident, “Audi” për tiu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë në anën e majtë të rrugës.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur "Omaraj", Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç; V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.