Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Manaj
Vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë Vlorë Skerdian Gabrani një nga dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Taulant Beqiraj (Manaj, Gjika) djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm kriminal, ndodhur mesditën e 3marsit në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit.
Gabrani ka qëndruar i fshehur në qytetin e Vlorës dhe në gjatë momentin qe ai ka qenë shumë i tronditur për ngjarjen ku ka pasur momente që në sytë e tij ka pasur lot.
Ai tregon çfarë ka ndodhur atë ditë, ndërkohë që avokati i tij i cili e shoqëroj në ambientet e policisë flet për klientin e tij.
Të pranishëm në ekzekutim ishin tre persona, njëri që qëndroi në makinën e bardhë dhe dy të tjerët që dolën jashtë, të cilët janë identifikuar si Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabiani, dhe janë shpallur në kërkim.
Policia shoqëroi një ditë pas ngjarjes Hansi (Andi) Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili me automjetin tip “Ford”, tentoi të largohej bashkë me një armë zjarri tip kallashnikovi i cili është arrestuar ndërsa Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë ka dhëne masën e sigurisë arrest me burg për 44-vjeçarin.
Në kërkim për ngjarjen e tre marsit pas vetëdorëzimit të Gabranit tashmë ndodhet vetĕm Elton Hanjaj.
Ilir Zoto ishte avokati i Skerdian Grabianit që e ka dorëzuar në polici autorin e dyshuar.
Në përplasjen me armë të datës 3 mars 2021 në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, rezultoi se të dyja palët ishin të pajisura me armë zjarri, dhe dukshëm ishin përgatitur, për një sulm të tillë që përfundoi me një viktimë.
Atentati ku mbeti i vrarë Taulant Manaj në Vlorë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për rreth 20 mijë euro.
Viktima që njihej edhe me mbiemrin Beqiri dyshohet se kishte detyrim financiar, ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën.
Në pamjet filmike që ka sekuestruar policia, rezulton se pas të shtënave me automatik, të dyja palët janë larguar me shpejtësi me qëllim për të mos u kapur nga policia.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes viktimës Taulant Manaj, iu sekuestrua në brez një armë zjarri pistoletë të cilën nuk mundi ta përdorë dhe 4 aparate telefonike, që tashmë janë dërguar për ekspertim.

