Trafikimi i 2.5 ton kanabis, prokuroria kërkon 17 vjet burg për ish-nënkomisarin e policisë së Fierit
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 12:02
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis.
Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.
Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve.
Lelaj akuzohet për "Trafikim të narkotikëve", në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale".

