Vranë bashkombasin në 2019, dy shqiptarë të arrestuar, njëri në Holandë e tjetri në Itali/Emrat

Autoritetet policore italiane informojnë se kanë arrestuar dy shqiptarë me akuzën e vrasjes së qëllimshme të bashkombasit të tyre Ervin Karafili 34 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në 28 tetor të vitit 2019 në qytezën Isola Rizzi në provincën e Veronës e viktima është qëlluar me pistoletë në kokë.

Pas një viti e gjysmë hetimi, autoritetet policore italiane kanë arrestuar si përgjegjës të kësaj vrasje dy shtetas shqiptarë.

Me ndihmën e policisë holandeze është arrestuar në Ter Apel të Holandës, shqiptari Mirion Nuredini i shpallur në kërkim europian.

Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme është Albert Xibraku 43 vjeç, i arrestuar në Marmirolo në provincën e Mantovës e rezident në komunën Roverchiara.

Ervin Karafili, asokohe 34 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje.

Albert Xibraku është me origjinë nga Durrësi e në Verona ishte pronar i një kompanie që merret me ndërtimin e pishinave.