Fatura e shkarkimeve nga puna, thellohen borxhet e ministrive dhe bashkive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 14:46
Faturat e shkarkimeve të padrejta nga puna vazhdojnë të rëndojnë buxhetin e institucioneve publike të cilat në tre muajt e parë të vitit shënuan një borxh në vlerën e 20.7 miliardë lekëve.
Ministria e Infrastrukturës ka regjistruar borxhin më të madh, ndërsa stoku i akumuluar rezulton i lartë edhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, me në krye Bashkitë e Kavajës dhe të Tiranës.