Parcela kanabisi në pyje, arrestohen 6 kultivues hashashi në Fier dhe Berat

Katër raste të kultivimi të kanabis sativës në parcela të vogla në zonat e pyllëzuara në Fier dhe Berat! 6 persona janë arrestuar nga Policia, që në njoftimin e saj nuk saktëson të dhënat për numërin e bimëve të zbuluara.

Operacionet e policisë së Shtetit po rikonfirmojnë tentativat e kultivimit të bimëve narkotike në parcela të vogla në zona të pyllëzuara, krahas trendit të ri të të ashtuquajturave shtëpitë e barit.

Katër raste janë zbuluar në 24 orët e fundit vetëm në qarqet Fier e Berat.

Franci Sika dhe Vasillaq Shqepa, që të dy banues në Sheq Marinas u kapën nga policia duke kultivuar bimë në pyllin e fshatit Seman, ku kishin hapur një parcelë. Një bashkëpunëtor i tyre u shpall në kërkim.

Ndërkohë 35-vjeçari Gurazi Hyska u arrestua duke transportuar fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.

Në banesën e tij, policia gjeti edhe 192 fara si ato të bimëve narkotike, si dhe kubikë me fidanë narkotikë cannabis sativa.

Tre kultivues të hashashit përfundun në pranga në Berat.

Selami Hadëri dhe Ylber Hadëri, banues në fshatin Braçë, kishin kultivuar fara kanabisi në toka që i kanë në pronësi të tyre.

Kultivimin e kanabis sativës e kishte nisur edhe 40-vjeçari Shpëtim Bregu banues në fshatin Tomorr.

Pranë banesës së tij u gjetën kubikë të mbjella me bimë narkotike, ndërsa në banesë iu gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë..

Policia procedoi në gjendje të lirë edhe kryeplakun e fshatit Barçë pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos raportuar kultivimin  e bimëve narkotike në zonën e tij.

Të hënën një serë dhe një parcelë kanabisi u zbulua në fshatin Gjorgjoz të Fierit.

Ajo po kultivohej nga dy të rinj nga Patosi, ku njëri arriti ti shpëtojë policisë, ndërsa 29-vjeçari Greseld Shpataraku, u plagos nga policia pasi tentoi të mbrojë me armë bimët narkotike.