Aksidenti me 2 viktima në Shkodër, arrestohet polici dhe shoferi 19-vjeçar i "Benzit"

Policia e Shkodrën ka arrestuar 2 persona lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në aksin 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pasi ndërsa drejtonin automjetet e tyre ku mbetën të vdekur dy të rinj.

Në aksidentin në fshatin Omaraj u përfshinë 3 automjete, një mjet tip "Audi", "Wolksvagen" dhe "Benz", ku dy të fundit dolën jashtë rruge.

Policia bën me dije se për këtë ngjarje janë arrestuar 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pas kontrollit të kamerave të sigurisë nga momenti i aksidentit.

"Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër - Lezhë arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pasi ndërsa drejtonin automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, ku ndërruan jetë 2 shtetas Në vendin e quajtur "Omaraj", Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe janë përfshirë në aksident, një mjet tip "Audi" me drejtues shtetasin V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit S.K., 21 vjeç, dhe shtetasi E.D., 20 vjeç. Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez" pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi S.K., ndërsa shtetasi E.D. ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal." - njofton policia.

I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç; V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.