Emërimi i ministrave/ Nis "beteja ligjore" Rama e Meta në Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e qeverisë për të zgjidhur mosmarrveshjet mes Presidentit dhe kryemisnitrit, në emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Zanafilla e këtij debate instiucional është fundi i vitit 2018 dhe fillimviti 2019, kur presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, e më pas edhe refuzimin e Gent Cakajt, si Minsitër i Jashtëm.

Përfaqësuesja ligjore e Qeverisë Elira Kokona, kërkoi që gjykata të interepretojë ligjin për të mos hasur në të ardhmen problem të tilla. Ajo argumentoi se në dekretimin e ministrave presidenti ka vetëm rol solemn.

"Kryerja e veprimeve të verifikimit drejtuar një seri institucionesh dhe dhënia e argumenteve që kanë të bëjnë në themel me cilësitë e kandidatit, atribute të Kuvendit, Presidenti jo vetëm që nuk ushtroi detyrën e tij kushtetuese, por mori atribute të institucioneve të tjera kushtetuese.

Detyra e Presidentit nuk mund të shtrihet në analizimin e cilësive të kandidatit. Presidenti nuk ka tagër të bëjë këtë vlerësim, por as tagër për të refuzuar” tha Elira Kokona përfaqësuese ligjore e qeverisë.

Kokona, tha se në të shkuarën ka pasur raste kur presidenti ka qenë kundër emrit të ministrit, por referuar Kushtetutës ai e ka dekretuar. Si shembull mori Bujar Nishanin dhe Fatmir Xhafën.

“Presidenti Nishani lexoi korrekt dispozitën, ku çdo opinion personal mund të bëhet publik, por kjo nuk e legjetimon Presidentin të mos kryejë një funksion kushtetues siç është emërimi” tha Elira Kokona përfaqësuese ligjore e qeverisë

Por përfaqësuesi i presidencës, mohoi të ketë ndonjë konflikt institucional, duke theksuar se padia e qeverisë është bërë për motive politike.

“Kërkesa nuk ka për qëllim zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshje. Mosmarrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston aktualisht. Kërkesa e Kryeministrit në Gjykatë është paraqitur vetëm nën kontekstin e interesit politik” tha Bledar Dervishaj.

Pas 4 muajsh rikthim në funksion, kjo është padia e parë me interes politik e marrë në shqyrtim nga ky organ.

Në qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtoje padinë e presidentit për “Teatrin Kombëtar” ndërsa mbetet ende pa datë kur do të shqyrtohet fati i zgjedhjeve vendore të 2019-ës.