Ju flet Moska - Nëse do SPAK ka një pistë të qartë për urdhëruesit e vrasjes së Santos

Nëse do SPAK ka një pistë të qartë për urdhëruesit e vrasjes së Santos ishte tema e kësaj të marte në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Historia e hetimit të vrasjeve të mafies italiane apo në amerikanë latine, na tregon se kur kërkohet të zbulohen ekzekutorët ata që kërkojnë zbardhjen e ngjarjes futen në një tunel në terr. Santon e ndiqte një motor i zi pa targa nga shtëpia te banka. Në atë kohë të kapnin në kamera në gjithë Tiranën dhe ta sillnin gjobën në shtëpi, pra nuk kishe mundësi të lëvizje lirshëm.

Motori është filmuar pranë kryeministrisë për të shkuar te banka ku u vra Santo. Po ashtu është edhe një polici rrugor pranë tyre atë ditë, i cili së paku mund të kishte njoftuar për këtë motor. Vrasësit kishin leje policore, që mund të jetë një pistë e hetimit. Këndvështrimi i hetueseve duhet të ishte një tjetër, sepse vrasja e Santos ishte një akt mafioz, por me leje politike.

Për këtë ka një tregues të qartë. Santo u vra në qershor 2014, pas 2 javësh ndjekje. Kjo ndjekje rastisi me kapjen e një sasie kokaine në Malin e Zi. Mafiozit kërkonin një shumë parash, por ai nuk donte t'i dorëzonte sepse ishte kapur droga dhe për këtë çështje plasi një konflikt. Këta mafiozë mund ta kishin vrarë më herët Santon, sepse nuk mund ta vrisnin para 24 qershorit, se në këtë datë merret vendimi i KiE për kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.

Nëse vrasja do të ndodhte para kësaj date, pra të vritej bankieri më i madh në vend në zemër të Tiranës ku janë institucionet më kryesore të vendit, do t'i kushtonte shumë Ramës dhe propagandës së tij. Kjo vërteton që ai që jep leje për të vrarë dhe për të bërë trafiqe është kryeministri Rama.

Të gjitha hetimet e vrasjeve mafioze kanë nevojë për deduksione, sepse edhe mafiozët bëjnë deduksione. Kush thotë se ku janë provat që Rama ka lejuar vrasjen e Santos, flet me logjikën e mafies. Po të dojë SPAK ta hetojë si prokurorët e mafies në vitet '60, le ta hetojë. Nëse do të bëjë hetim real le ta nisë nga ky fakt, që vrasësit respektuar axhendën e integrimit të qeverisë Rama.