FOTO/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja dy të rinjtë që humbën jetën
Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku u përplasën tre makina.
Ata janë identifikua si Serxho Kuka dhe Eglis Delaj.
Aksidenti ndodhi paraditen e sotme ku pas përplasjes së mjeteve tip "Audi", "Wolksvagen" dhe "Benz", dy të fundit dolën jashtë rruge, ku "Benzi" në të cilin gjendeshin pasagjerë viktimat Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj fillimisht u përplas me murin rrethues të një shtëpie, e më pas përfundoi në oborrin e saj.
Goditja ka qenë e fortë aq sa trupat e të rinjve nga dëmtimi i mjetit mbeten të bllokuar dhe u desh fillimisht ndërhyrja e një familjari me gjenerator dhe gur fresibël për të prerë llamarinat e "Benzit", deri në mbërritjen e zjarrfikëses me disa minuta më vonë.
Dyshimet janë se dy nga mjetet e përfshira në këtë aksident nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor.
