Përgjaket rruga Shkodër-Malësi e Madhe, llamarinat e makinës u prenë me gur fresibël për të nxjerrë trupat e dy të rinjve

Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku u përplasën tre makina. Dyshimet janë se dy mjetet shkelën rregullat e qarkullimit duke u bërë shkak shkak për përplasjen në rrugë.

Rruga Shkodër-Han i Hotit u përgjak sërish. 3 automjete u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor në fshatin Omaraj, duke lënë të vdekur dy të rinj, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç.

Pas përplasjes së mjeteve tip "Audi", "Wolksvagen" dhe "Benz", dy të fundit dolën jashtë rruge, ku "Benzi" në të cilin gjendeshin pasagjerë viktimat Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj fillimisht u përplas me murin rrethues të një shtëpie, e më pas përfundoi në oborrin e saj.

Goditja ka qenë e fortë aq sa trupat e të rinjve nga dëmtimi i mjetit mbeten të bllokuar dhe u desh fillimisht ndërhyrja e një familjari me gjenerator dhe gur fresibël për të prerë llamarinat e "Benzit", deri në mbërritjen e zjarrfikëses me disa minuta vonesë.

Autoambulanca bëri transportin e tyre drejt morgut të spitalit rajonal, ndërsa grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Dyshimet janë se dy nga mjetet e përfshira në këtë aksident nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor.

Materialet ju referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkod3ër për veprime të mëtejshme.

Aksi nacional që lidh Shkodrën me Malësinë e Madhe mbetet një ndër njollat e zeza në kryeqendrën e veriut, ku në vit numri i aksidenteve është i lartë dhe pjesa më e madhe me pasoja në jetë njerëzish.

Përgjaket rruga Shkodër-Malësi e Madhe, llamarinat e makinës