Banushi: Dosja e Santos i ka kaluar SPAK-ut pasi ka prova të reja, ka pasur disa operacione

Gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi ka sjellë disa detaje të reja lidhur më çështjen e vrasjes së ish-bankierit Artan Santo.

Kur kjo dosje është tashmë në SPAK, Banushi tha se janë siguruar prova të reja lidhur me këtë çështje, por nuk bëhen me dije sepse janë sekret hetimor.

Banushi: Ishte prokuroria e Tiranës ajo që e dërgoi dosjen e Santos drejt SPAK-ut. Në prokuroritë e tjera kemi prokurorë që e nisin hetimin, por ndërpritet nga procesi i Vettingut. SPAK-u për këtë dosje ka siguruar prova të reja, që nuk bëhen me dije sepse janë sekret hetimor. Para disa javësh janë bërë disa operacione lidhur me këtë çështje. Kjo është një vrasje e mbuluar me mister dhe prokuroria ka bërë disa herë aksione dhe hetime lidhur më çështjen.

Banushi shtoi se nuk dihet me saktësi nëse ka ndonjë person të penduar, por dihet se prokuroria ka prova të reja për të mbajtur të hapur këtë çështje.

Banushi: Një nga pistat ka të bëjë me ekzekutorët e tij dhe pistat e tjera lidhen me bizneset e tij. Por pas 7 vitesh jemi në pikën zero sepse prokuroria e Tiranës nuk ka mundur që të hedhë dritë për të. Kjo dosje i ka kaluar tashmë SPAK-ut sepse bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe nëse zbardhet do të jetë një ndër dosjet me të bujshme në vend. Nuk dihet me saktësi nëse kemi ndonjë person të penduar, por dihet se prokuroria ka prova të reja për të mbajtur të hapur këtë çështje.