Bie zjarr në një pallat në "Myslym Shyri", asfiksohet një grua, zjarrfikësit në "luftë" me flakët

Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati ditën e sotme në zonë e "Myslym Shyrit" në kryeqytet.

Ora News mëson se në banesë ishte zonja e shtëpisë e cila u gjend nga zjarrfikëset e asfiksuar nga tymi.

Ajo është dërguar për me urgjencë për trajtim spitalor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore." - njofton policia.

Zjarrfikësit janë duke u mundur që ta t'i fikin flakët në ndërtesë, ndërsa rrezikohen edhe apartamentet aty pranë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.