Ekzekutimi në Shkodër/ Gruaja e Endrit flet për herë të dytë tregon telefonatën nga fisi Bajri
Ingriti vendosi të dalë dy herë në një prononcim për median lidhur me vrasjen e bashkëshortit të tij, Endri Mustafa.
32 vjeçari u gjet i vrarë në zonën e Livadhit të Shkodrës mëngjesin e 17 majit 2021.
E veja e të riut në prononcimin e dytë doli për të hedhur poshtë faktin se vrasja e bashkëshortit të tij ka lidhje me konfliktet e fiseve.
Madje tregoi dhe për një telefonatë nga fisi Bajre.
“Po na vijnë lajme se ua ka bërë njëri fis apo fisi tjetër. Na ka marrënë telefon fisi Bajre e na ka thënë që nuk kemi lidhje me ngjarjen. Mediat po na hapin fjalë shumë. Të jeni të sigurtë që nuk e kemi bërë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë.”
Ingriti thotë se i vetmi person i cili di për vrasjen është adoleshenti I cili e ka nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin e saj.
"Dimë vetëm që djali që ndodhet pas shtëpisë tonë dhe rri në shtëpinë e tij e di se kush e bëri. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë e zgjidhë vetëm me atë djalë nuk e zgjidh me asnjë fis."
