Masat e sezonit turistik, protokoll sigurie në plazh edhe këtë verë

Edhe këtë sezon turistik në plazhet e Shqipërisë do të zbatohen protokolle për masat anti-Covid. Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit, Blendi Klosi, kanë lajmëruar në mbledhjen e Task Forcës për Turizmin masat e përbashkëta për një sezon turistik të sigurtë.

Për të lehtësuar sezonin turistik, brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, theksoi se pas vaksinimit masat do të fokusohen edhe në dy komponentë të tjerë.

Manastirliu: Sezoni turistik do të ketë në komponentët e saj hapjen e qendrave shëndetësore verore, dezinsektimin e plazheve, lagunave.

Ministri i Turizmit deklaroi se është hapur sistemi i aplikimit për të gjithë operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi.

Ndërkohë që kërkohet t’u propozohet ekspertëve një protokoll sigurie edhe këtë vit për sigurinë e pushuesve.

Klosi: Përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni.

Sektori i turizmit konsiderohet si një nga burimet kryesore të të ardhurave në vendin tonë dhe ishte ndër më të goditurit nga pandemia gjatë vitit që lamë pas.