Beratit i janë kthyer turistët, në qytetin e një mbi një dritareve vijnë vizitorët e parë nga Ukraina
Në qytetin e një mbi një dritareve kanë zbarkuar turistë nga Ukraina, të cilët kanë vizituar atraksionet turistike.
Turistët janë shprehur të mahnitur me Beratin, por edhe me vendin tonë.
"Është hera ime e parë këtu, është një qytet mjaft i bukur. Pas Beratit do të shkojmë në Gjirokastër. Kur të kthehem do u flas të gjithëve për bukuritë e këtij vendi," thotë një turiste e huaj.
"Berati është shumë qytet i bukur, Shqipëria është shtet i bukur, ju keni gjithçka. Të gjithë jemi të lumtur," thotë një turiste tjetër.
Natalia, është nga Rusia por jeton në Sarandë, dhe teksa ka shoqëruar grupin në Berat ajo thotë se Shqipëria për të është Diell, det dhe dashuri.
"Tani punojmë dhe banojmë në Sarandë. Mua më pëlqen shumë Shqipëria, është shumë bukur, shumë mirë dhe më pëlqen shumë. Unë kam një restorant turistik në Sarandë dhe do bashkëpunoj me grup nga Rusai, Ukraina dhe Bjellorusi. Tani për sezon pres më shumë grupe nga Ukrainë," thotë Natalia.
Në vendin tonë tanimë prej disa ditësh kanë nisur që të vijnë grupe turistësh kryesisht nga vendet e lindjes, një ogur ky i mirë për sezonin turistik verë 2021.
