Trafik droge e grup kriminal, jepet dënimi për grupin "Habilaj", 46 vite burg në total

Pas më shumë se 3 vitesh, SPAK ka përfunduar gjykimin për grupin e Moisi Habilaj të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në vendimin përfundimtar  Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar jep vendimin për 4 të akuzuarit me 37 vite burgim.

Moisi Habilaj, i cili është i akuzuar edhe në Itali me të njëjtën akuzë do të vuajë dënimin me 10 vite qëndrim në Itali, ndërsa Nezar Seitaj i konsideruar dhe si financier ka marrë dënimin me 9 vite.

E njëjta masë është vendosur edhe ndaj Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt.

Akuzat ndaj tyre u ngritën pas kapjes së 4 ton kanabis sativa në Babicë të Vlorës, si dhe pas kapjes së sasive të tjera në Itali.

Gjatë hetimit të këtij grupo në Itali, u zbardhën edhe përgjime ku ata flisnin ëpr dhurata për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Madje në atë kohë, opozita akuzoi se ata përdornin një automjet që më parë ka qenë në pronësi të Tahirit.

Vetë ish-ministri i mohoi akuzat, duke theksuar se nuk i ka takuar të akuzuarit dhe se mejtin e kishte shitur.

Në atë kohë edhe ndaj Tahirit nisën hetimet. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 3 vite shërbim prove, pro Gjykata e Apelit e rrëzoi pas ankimimit të dy palëve duke e rikthyer për shqyrtim në Prokurorinë e Posaçme.

Trafik droge e grup kriminal, jepet dënimi për grupin