"Limonë të shtrydhur që kërkojnë para, blejini dhe një çantë ingeliti Baba Taku" Ironia e analistëve për komisionin hetimor

"Limonë të shtrydhur që kërkojnë para, blejini dhe

Me ngut nisi sot punën komisioni hetimor për të çuar në fund iniciativën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryetari i këtij komisioni të posaçëm hetimor, Alket Hyseni tha se do u duhet të punojnë dhe në fundjavë.

Por si e komentojnë analistët?

Andi Bejtja në një postim në facebook shkruan: "Ky Komisioni Hetimor i Presidentit më shumë duket si ato shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti përpara zgjedhjeve, që janë grada C dhe meritojnë 500 mije lekë, po qeveria i ka premtuar tja japë si për grade A 35 milione lekë; që të votojnë për Rilindjen: puna e parë që bëri sot Kryetari kërkoi fonde, se ka rrugë të gjatë komisioni tha....Hajde kalojini ca leke nga fondi i Termetit a i Pandemise Komisionit dhe blejini dhe një çantë ingeliti Baba Takut"

“Çfarë neverie ky komisioni anti Meta, i përbërë nga limonë të shtrydhur që duan të dëshmojnë se janë të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia”,– shkruan Andi Bushati në një postim në Facebook.

 

Ky Komisioni Hetimor i Presidentit me shume duket si ato shtepite e demtuara nga termeti perpara zgjedhjeve, qe jane...

Posted by Andi Bejtja on Saturday, May 8, 2021

 

 

Çfarë neverie ky komisioni anti Meta, i përbërë nga limonë të shtrydhur që duan të dëshmojnë se janë të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia

Posted by Andi Bushati on Saturday, May 8, 2021