Shpërndanin heroinë e mbanin automatik pa leje në lokal arrestohen babë e bir në Korçë

Strukturat policore në Korçë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve I. L., 43 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, babë e bir banues në Korçë.

Policia kishte informacion se këto dy shtetas posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në ambientet e lokalit të në përdorim prej dy të arrestuarve u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krehër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, informojnë blutë e Korçës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u nga policia sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shpërndanin heroinë e mbanin automatik pa leje në lokal

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".