Kërcënon policinë me granatë, arrestohet 51 vjeçari në Gjirokastër, ishte dënuar për vrasje dhe kontrabandë më parë

Një 51 vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga nga uniformat blu pasi kërcënoi me granatë policinë.

Pas informacioneve të marra se shtetasi A.I posedon armë në banesën e tij, policia ka shkuar për të ushtruar  kontroll në banesën e 51 vjeçarit.

Alban Islamaj ka kërcënuar uniformat blu me një granatë difensive në dorë duke mos lejuar kontrollin e banesës nga policia.

Autori ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga policia.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar  një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

51 vjeçar është një emër i njohur për drejtësinë pasi rezulton të jetë dënuar  më parë për vrasje dhe  kontrabandë.