Lum padish për zgjedhje/ Prokuroritë e rretheve hetojnë 125 dosje, por janë vetëm 5 të arrestuar
Një numër rekord prej rreth 200 padish janë regjistruar në prokurori në lidhje me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit. Organi qendror i akuzës ka bërë një bilanc të hetimeve deri në datën 7 maj ku rezulton se vetëm në prokuroritë e rretheve janë regjistruar 125 kallëzime për krime zgjedhore. për këto çështje janë marrë në hetim dhjetë persona ndërkohë që pesë prej tyre janë arrestuar.
Fushata dhe votimet e 25 prillit duket se janë shoqëruar me një rekord padish të depozituata në prokurori për krime zgjedhore.
Prokuroria e Përgjithshme bëri një bilanc të përditësuar në lidhje me hetimin e krimeve të lidhura me zgjedhjet e 25 prillit per ato vepra penale që janë jashtë juridiksionit të SPAK dhe në kompetencën e prokurorive të tjera në rrethe.
Sipas organit të akuzës janë 125 padi që po shqyrtohen nga prokuroritë e tjera përveç SPAK-ut. këto institucione kanë regjstruar 38 procedime penale për për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe kanë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime të tjera.
Aktualisht 10 persona po ndiqen penalisht, 5 persona janë arrestuar në flagrancë ndërsa është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona nga të cilët tre janë vënë në pranga pasi është pranuar kërkesa e organit të akuzës.
Prokuroria bën me dije se përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 82 kallëzime në prokurori nga subjekteve Politike apo Kandidate shtetas apo institucione shtetërore 20 referime të policisë gjyqësore si dhe 23 raste të ardhura me transferim nga SPAK.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar me 27 prill se në këtë institucion jane 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar dhe kanë të bëjnë më krime zgjedhore, dhe shumica prej tyre kanë të bejne me korrupsion, si dhe më shperdorim detyre.
Shpesh herë ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të kenë synim denimin e personave të cilët kryejnë krime zgjedhore.
Veprat penale në fushën e zgjedhjeve
Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore
Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit
Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.
Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje
Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
Neni 330, Pengimi i zgjedhësit
Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes
Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit
Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor
Neni 248 ,Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet