Grabitja me sqepar tek Rruga e Kavajës: Paratë e hedhura në pusetë zbuluan autorin

Paratë e hedhura në një pusetë kanë identifikuar njërin prej grabitësve të pikës së këmbimit që u sulmua me dhunë katër ditë më parë në Tiranë.

Gjykata e Tiranës caktoi masën burg pa afat për 22 vjeçarin Roni Spaho, i cili sipas organit të akuzës rezulton i përfshirë në grabitjen e shumës monetare që po transportonte 55 vjeçari Qani Zili në rrugën e Kavajës.

Në një seancë që zgjati për rreth 40 minuta prokurori paraqiti para Gjykatës me prova skemën e grabitjes si dhe disa mesazhe të shkëmbyera mes të arrestuarit dhe dy personave të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Pas krimit 3 personat e përfshirë këtu edhe Roni Spahon u larguan në drejtime të ndryshme ndërsa shumën e grabitur e futën në një pusetë.

Agjentët e komisariatit nr 3 ne kryeqytet pas këqyrjes së pamjeve filmike arritën të zbulonin se ku ishte fshehur sasia e parave dhe për 2 ditë e ruajtën deri sa njeri prej grabitësve pikërisht Roni Spaho u kthye për të marrë paratë. pikërisht në këtë moment ai u arrestua nga policia.

I dyshuari Roni Spaho edhe 2 personat e tjerë të përfshirë janë më precedent të mëparshëm penal. Sipas burimeve pritet që në ditët në vijim Spaho të merret sërish në pyetje për të mësuar në shumë mbi vendndodhjen e 2 bashkëpunëtorëve.

Punonjësi i pikës së këmbimit Qani Zili sapo kishte marrë shumën e parave nga një exchange dhe po i transportonte në një tjetër vend kur autorët e goditën me sqepar duke u marrë qesen me kartëmonedha. Kambisti për fat të mirë ishte I pajisur më skafandë dhe nuk pësoi dëmtime ndërkohë pamjet e kamerave fiksuan njërin prej autorëve që largohej nga vendi i ngjarjes.