Hashash majë Dukagjinit e mes Myzeqesë, rritet numri i laboratorëve të drogës

Në zonat e thella të Dukagjinit, po përgatitej kultivimi i hashashit.

Dy të rinj u kapën duke dërguar atje rreth 4000 fara kanabis sativa.

Në pranga u vunë Zhelko Sekuliq dhe Albert Lami,  përkatësisht 29 e 34 vjeç.

Ata kishin siguruar sasinë e farës së bimës narkotike dhe po ngjiteshin me këtë makinë drejt zonave të thella ku dyshohet se do të kultivohej.

Por policia e Shkodrës kishte marrë informacion dhe I kishte ngritur një Grackë për ti vënë në pranga.

Dy të rinjtë sipas njoftimit zyrtar tentuan të largohen me forcë por pa arritur t'i shpëtojnë arrestimit.

Në makinë policia gjeti 4000 fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Në bagazh ndërkohë u gjet një gjenerator dhe lëndë e materiale të tjera për kultivimin e bimës narkotike në zonat e thella malore.

Ndërkohë të ashtuquajturat shtëpi ose laboratorë hashashi po konfirmohen si mënyra e re e kultivimit në zonat urbane dhe fushore.

Një laborator i kultivimit të kanabisit me llamba ishte ngritur në Lushnjë në këtë ambient që vite më parë shërbente si karburant.

Hashash majë Dukagjinit e mes Myzeqesë, rritet numri i

Policia arrestoi një prej autorëve, Mario Çela dhe janë shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët, Ervin Rista, Lirim Serdani, Igli Borova.

Në pranga kanë përfunduar edhe 2 punonjësit e OSHEE , Mestan Zoto dhe Vilsi Liçi, të cilët akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrën.

Brenda ambientit policia sekuestroi pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Ky ishte rasti i katërt i zbulimit të laboratorëve të përshtatura për kultivimin e kanabis sativës me llamba dhe ngrohje veprimtari që synohet pranë zonave të banuara.