Makina përplas këmbësorin në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 22:48
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”
Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05 informon policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
