Aksident në aksin Milot-Morinë, humb jetën 35 vjeçari, nisen drejt traumës 2 të plagosur

Shkelja e rregullave të qarkullimit mori sërish jetë në rrugët e Lezhës.

Një 35 vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë në aksin Milot-Morinë, ku dy makina u përplasën pranë vendit të quajtur "Ura me Harqe."

Shkak dyshohet se pati një parakalim të gabuar nga mjeti tip Golf ku udhëtonte 35 vjeçari që humbi jetën.

Goditja ka siç tregojnë pamjet ka qene e fortë dhe makina është shkatërruar gati plotësisht.

Drejtuesi i makinës tjetër të përfshirë në aksident dhe një pasagjere në makinën e viktimës mbetën po ashtu të plagosur rëndë.

Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Aksidentet përgjakën rrugët e qarkut të Lezhës ketë fundjavë, ku në harkun e 24 orëve tre aksidente shkaktuan 2 viktima dhe 6 të plagosur.

Ndërkohë në aksident i shumëfishtë u shënua edhe në aksin që lidh segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit.

Në aksident janë përfshirë 4 mjete dhe për fat të mirë pa pasoja në jetë njerëzish.

Në tre muajt e parë të vitit 2021 janë shënuar 323 aksidente rrugore duke u rritur me 22,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksident në aksin Milot-Morinë, humb jetën 35 vjeçari,

Shkelja e rregullave të qarkullimit sipas ekspertëve është shkaku kryesor që përgjak rrugët e vendit.