I gjenden 1.4 kg kanabis në banesë, arrestohet 64 vjeçari në Poliçan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2021, 08:52
Policia e Beratit ka goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan është arrestuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
