Për herë të parë, në 24 orë nuk është paraqitur asnjë pacient me Covid-19 në Urgjencë që nga fillimi i pandemisë

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, deklaroi se për herë të parë në 24 orë nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19 në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive që prej marsit të vitit 2020.

Ai shprehet se e fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, por është ende shpejt për të folur me siguri dhe bën thirrje për vazhdimin e respektimit të masave anti-Covid.

Mjeku Kalo gjithashtu bën thirrje për një vaksinim masiv, sepse kjo po na ndihmon të dalim sa më shpejt nga ky tunel.

Statusi i plotë:

"Kohë kovidiane.... 8.05.2021.... Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19....E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19.....SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë,  ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020....Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre.... Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë.... Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorzuar...Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja KURRË të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit...MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm.... VAKSINIMI po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19....Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”.....Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush.... NE, mantelbardhët dhe stafi tjetër mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19....Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar ndaj vetëvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri....Together forever!!!"