Humb kontrollin 25-vjeçarja, përmbyset automjeti në Vorë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Një automjet është përmbysur në rrugë pasi drejtuesja e tij F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin

Për fat të mirë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm demë materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit."

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.