Aksident në aksin Korçë-Pogradec, polici i kufirit përplas me makinë këmbësorin, SHÇBA nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2021, 11:30
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, ku një makinë policie përplasi një të moshuar që po kalonte rrugën.
78-vjeçari, Dylber Dervishi, sipas policisë mori plagë por ndodhet jashtë rrezikur për jetën në Spitalin e Korçës.
Ndërkohë, Sali Nezha, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë që përplasi këmbësorin është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Hetimet për policin po ndiqen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë.
Meghan akuzohet për kopjim
6 Maj, 10:22



